Tiranë, 21 Dhjetor – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi standartet specifike për çdo strukturë shëndetësore, nga spitalet universitare dhe deri tek qendrat shëndetësore, klinikat apo njësi të tjera të shërbimit shëndetësor, plotësimi i të cilave do të jetë bazë për akreditimin e institucioneve shëndetësore por edhe për licensimin e tyre.

 “Ka ardhur koha të flasim cilësi dhe siguri! Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët kudo në sistemin publik dhe privat, do kërkohet të plotësojë standartet dhe të akreditohet. Viti 2018 do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standarteve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standartet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarte”, u shpreh Ministrja Manastirliu në konferencën me temë “Përmirësimi i shërbimit spitalor nëpërmjet standardeve të akreditimit: Cilësi – Siguri -Efiçencë”, ku merrnin pjesë drejtues dhe mjekë të spitaleve publike dhe jopublike si dhe ekspertë të fushës.

Janë 54 spitale publike dhe jopublike, 415 QSH publike, rreth 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratore private, 1416 klinika stomatologjike dhe rreth 1300 farmaci. Nga këto kemi vetëm 5 spitale të akredituara publik dhe jopublike, 1 qendër shëndetësore të akredituar. Ndërsa janë në proces akreditimi 48 qendra shendetësore dhe 11 klinika private.

Prej tre muajsh u punua për standartet specifike të spitaleve në të gjitha nivelet, standartet e spitaleve universitare të hartuara për herë të parë dhe standartet e rishikuara spitalore dhe parësore. Përmes një procesi gjithëpërfshirës, këto standarte u hartuan bazuar në standartet më të mira ndërkombëtare, në përputhje me vecoritë e vendit tonë, pas konsultimeve të gjera me ekspertë vendas dhe të huaj.

Janë 258 standarte bazë që do të duhet të plotësojë çdo strukturë universitare për tu konsideruar e tillë dhe 233 standarte optimale për të garantuar cilësinë maksimale të shërbimit.

Kemi përcaktuar 186 standarte bazë spitalore dhe 294 standarte optimale, ndërsa sa i takon kujdesit parësor.

Janë parashikuar 33 standarte bazë dhe 58 standarte optimale për ofrimin e shërbimit cilësor për pacientët.

“Me këtë process, do të kemi një lidhje të integruar ndërmjet programit të licensimit dhe akreditimit, ku të gjitha institucionet shëndetësore që përfshihen në procesin e akreditimit, do të duhet të kenë përmbushur 100% standartet bazë për t’u licensuar. Por më e rëndësishmja, ne do të garantojmë cilësinë e shërbimit që do të marrë çdo qytetar, për më shumë siguri në shërbimin që merr dhe do të ketë mundësi të zgjedhë objektivisht në institucionin ku ai beson”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

 Programi i akreditimit do të kalojë në dy faza:

Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standarteve bazë dhe më pas, vlerësimi i standarteve optimale të të të gjitha atyre institucioneve që I kanë plotësuar 100% standartet bazë në fazën e parë mbikqyrëse.

Duke filluar nga Janari 2018 tashmë me standartet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listojmë spitalet sipas standarteve që ato do të plotësojnë.

 

Rezultati do të jetë një proces më i efektshëm për strukturat e kujdesit shëndetësor, të cilat po kalojnë këtë proces, duke u lejuar atyre të përqëndrohen në atë çfarë ata bëjnë më mirë – duke u shërbyer pacientëve të tyre.

Përmbledhje e aktivitetit në Lushnjë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 27 Korrik 2017, u zhvillua një takim në Lushnjëe, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Lushnjës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Bulqizë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 13 Tetor 2017, u zhvillua një takim në Bulqizë, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Bulqizës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Peshkopi

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 03 Nëntor 2017, u zhvillua një takim në Peshkopi, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Peshkopisë. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

 

09-10 Nëntor 2017-Trajnimi në Fier

 

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 09-10 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI dhe Specialiste e Sektorit të Cilësisë, Sigurisë dhe të Drejtave të Pacientit të QKCSAISH, Znj. Valbona BARA. 

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të shtatë (7) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

15-16 Nëntor 2017_ Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 15-16 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të nëntë (9) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

 

23 Nëntor 2017  Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 23 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me pesëmbëdhjetë (15) drejtorët e Qendrave Shëndetësore të Fierit ku u diskutua për procesin e akreditimit.

Temat që u mbajtën në këtë trajnim janë:

1. Një vështrim i përgjithshëm mbi procesin e Akreditimit. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Roli i drejtuesit, koordinatorit dhe ekipit të vetë-vlerësimit.

2. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

3. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Në formë elektronike iu dërgua dokumentacioni i nevojshëm për procesin e akreditimit:

- Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor,

- Lista e dokumentave të nevojshëm që duhet të plotësojnë për procesin e akreditimit,

- Pyetësori i kënaqësisë së pacientit,

- Pyetësori për stafin, mjek-infermier,

- Tabela e Vetë-Vlerësimit

 

 Përmbledhje e aktivitetit në Bulqizë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 13 Tetor 2017, u zhvillua një takim në Bulqizë, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Bulqizës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Burrel

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 21 Shtator 2017, u zhvillua një takim në Burrel, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Cilësisë, Sigurisë dhe të Drejtave të Pacientit të QKCSAISH, Znj. Valbona BARA. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Burrelit. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Mallakastër

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 03 Gusht 2017, u zhvillua një takim në Mallakastër, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e qendrave shëndetësore të Mallakastrës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

 

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 20 Korrik 2017 u zhvillua një takim në qarkun e Fierit me temën “Standardet dhe procesi i Akreditimit”.

Tema u prezantua nga Drejtoresha e QKCSAISH, Znj. Mirela Çela.

 

 Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonimistët e Qëndrave Shëndetësore të Qarkut Fier.

Më Datë 16 Dhjetor, ora 9:00- 13:00 në Hotel Tirana International, Tiranë u mbajt “Konferenca Kombëtare e QKCSA-ISH” me temë: Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. 

Në fokus të kësaj konference ishte përmirësimi i cilësisë në kujdesin shëndetësor nëpërmjet plotësimit të standardeve të akreditimit në Kujdesin Shëndetësor Spitalor i cili u konkretizua me shembuj konkret nga sistemi publik dhe ai privat gjatë seancës së parë. Ku risia ishte përfshirja me seriozitet e disa nga spitalet publike, përkrahja e këtij procesi nga drejtuesit e tyre dhe hapat e ndërmarra nga ana e tyre në lidhje me procesin e përmirësimit të cilësisë dhe plotësimit të standardeve të akreditimit.   

Ndërsa në seancën e dytë u vu në qendër Kujdesi Shëndetësor Parësor, përfshirja e institucioneve shëndetësore parësore publike në procesin e vetë përmirësimit të cilësisë për të bërë hapa në drejtim të arritjes dhe plotësimit të standardeve të akreditimit të kujdesit parësor.  Gjithashtu  procesit të akreditimit dhe matjes sistematike të performancës spitalore iu kushtua interes i veçantë në konferencë sidomos lidhur me analizimin dhe rëndësinë e raportimit të tyre veçanërisht për fushën e sigurisë, duke u konkretizuar edhe me paraqitjen e mjetit për identifikimin dhe analizimin e ngjarjeve të padëshirueshme.

Në këtë Konferencë pati një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha institucionet shëndetësore spitalore dhe parësore të sektorit publik dhe privat dhe partnerët e tjerë në shëndetësi; drejtues dhe përfaqësues të fakultetit të mjekësisë, infermierisë, stomatologjisë, të departamenteve / shërbimeve në QSUT, koordinatorë të cilësisë, anëtarë të ekipeve të vetëvlerësimit, mjek / staf nga spitalet dhe qendrat shëndetësore të përfshira në procesin e përmirësimit të cilësisë.

Sottocategorie

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)
Bulevardi “Zogu I”, Spitali Universitar Obs-Gjin “Mbretëresha Geraldinë”, 
Tirana, Albania. 

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al

Tel. +3554234221

Fax. +3554234225