Përmbledhje e aktivitetit në Lushnjë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 27 Korrik 2017, u zhvillua një takim në Lushnjëe, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialistja e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Lushnjës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Bulqizë

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 13 Tetor 2017, u zhvillua një takim në Bulqizë, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. 

Tema u prezantua nga Specialiste e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Bulqizës. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

Përmbledhje e aktivitetit në Peshkopi

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, më datën 03 Nëntor 2017, u zhvillua një takim në Peshkopi, me temën “Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor”. Tema u prezantua nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin menaxherët, kryeinfermierët dhe ekonomistët e Qendrave Shëndetësore të Peshkopisë. Në fund të takimit pjesëmarrësve ju shpërnda edhe Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

 

 

09-10 Nëntor 2017-Trajnimi në Fier

 

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 09-10 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI dhe Specialiste e Sektorit të Cilësisë, Sigurisë dhe të Drejtave të Pacientit të QKCSAISH, Znj. Valbona BARA. 

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të shtatë (7) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

15-16 Nëntor 2017_ Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 15-16 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me temën “CILËSIA DHE SIGURIA NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR. AKREDITIMI, FAZA E VETË-VLERËSIMIT DHE RËNDËSIA E TIJ”. 

Temat që u mbajtën në këtë trajnim 2 ditor janë:

1. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

2. Akreditimi si mjet për përmirësimin e cilësisë në kujdesin shëndetësor. Një vështrim i përgjithshëm.

3. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Ekipi i vetë-vlerësimit dhe rëndësia e tij.

4. Procesi i Akreditimit në Qendrat Shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit. Përfshirja në këtë proces edhe e qendrave shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Dibër.

5. Mjetet dhe dokumentacioni i nevojshëm për Akreditim.

6. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin koordinatori dhe ekipi i vetë-vlerësimit të nëntë (9) Qendrave Shëndetësore të Fierit. 

 

23 Nëntor 2017  Përmbledhje e Trajnimit në Fier

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit HAP dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), më datën 23 Nëntor 2017, u zhvillua trajnimi në Fier, me pesëmbëdhjetë (15) drejtorët e Qendrave Shëndetësore të Fierit ku u diskutua për procesin e akreditimit.

Temat që u mbajtën në këtë trajnim janë:

1. Një vështrim i përgjithshëm mbi procesin e Akreditimit. Fazat dhe hapat drejt procesit të Akreditimit. Roli i drejtuesit, koordinatorit dhe ekipit të vetë-vlerësimit.

2. Konceptet mbi cilësinë, sigurinë në institucionet shëndetësore.

3. Tabela e vetë-vlerësimit, plotësimi dhe pikëzimi.

Temat e trajnimit u mbajtën nga Specialistet e Sektorit të Akreditimit të QKCSAISH, Znj. Erisa NDREKO dhe Znj. Lorena MALI.

Në formë elektronike iu dërgua dokumentacioni i nevojshëm për procesin e akreditimit:

- Libri i Standardeve të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor Parësor,

- Lista e dokumentave të nevojshëm që duhet të plotësojnë për procesin e akreditimit,

- Pyetësori i kënaqësisë së pacientit,

- Pyetësori për stafin, mjek-infermier,

- Tabela e Vetë-Vlerësimit

 

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)
Bulevardi “Zogu I”, Spitali Universitar Obs-Gjin “Mbretëresha Geraldinë”, 
Tirana, Albania. 

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al

Tel. +3554234221

Fax. +3554234225