Udhërrëfyesit  dhe Protokollet  e Praktikes  me te mire Klinike

Zbatimi në veprimtarinë klinike i praktikës  më të mirë të bazuar në evidencë shkencore  përbën një nga elementët kyç të cilësisë së kujdesit mjekësor.

Hartimi i udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike përmbush më së miri  këtë element thelbësor të cilësisë së kujdesit mjekësor . 

Udhërrëfyesit e Praktikes Klinike (UPK): bazohen  në evidenca shkencore  dhe promovojnë e mbështesin praktikat më të mira klinike.  Janë dokumente që përpilohen  dhe përmirësohen në mënyrë periodike për të ndihmuar mjekët dhe pacientët në marrjen e vendimeve të sakta sipas gjendjes shëndetësore. Hartohen  duke u bazuar në evidencë mjekësore nga ekspertë botërorë . Në rastin tonë hartimi i tyre bazohet në këto Udhërrëfyes ekzistues të  hartuar dhe përditësuar  nga ekspertë botërorë.  Megjithëse të bazuara në rekomandimet ndërkombëtare, udhërrëfyesit  duhet të marrin parasysh dhe kontekstin vendor në të cilin do të zbatohen.

Protokollet e Praktikës Klinike (PPK): janë rekomandime që do të nxirren me konsensus nga udhërrëfyesit. Rekomandimet e protokolleve janë të detyrueshme në zbatim. Mbi to pritet që të bëhet dhe kostifikimi.  

Një nga elementët thelbësor në procesin e hartimit të UPK dhe PPK është pjesëmarrja e te gjithë partnerëve dhe palëve te interesuara në procesin e hartimit te tyre, si profesionistët dhe specialistët e fushës të cilët ofrojnë rekomandime teknike dhe profesionale, përfaqesues të institucioneve shëndetësore dhe partnerëve të cilët kontribuojnë në  pranimin e rekomandimeve në mënyrë konsensuale.

Rishikimi ose përditësimi:  është një proces po aq i rendësishëm sa hartimi i tyre sepse studimet e ndryshme  bëjnë që teknikat diagnostikuese , menaxhuese dhe trajtuese te përditësohen dhe është pikërisht ky fakt që i jep rëndësi procesit të rishikimit dhe rivlerësimit periodik të udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikes klinike, të bazuar në evidencën mjeksore.

Cikli i përpilimit dhe përmirësimit të  Udhërrefyesve Të Praktikës Mjekësore (UPK)

 

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al