Ç’ është Cilësia?

 

Ka definicione të ndryshme në lidhje me cilësinë e kujdesit shëndetësor në site të rëndësishme si OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), IOM (Institute of Medicine), The Royal Australian College of General Practitioners, etj..

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë në dokumentin që përmban objektivat për shëndetin në shekullin e 21°-të e përkufizon kështu cilësinë:

Cilësia  tregon  shkallën e  përsosmërisë së një shërbimi shëndetësor dhe zhvillimi i cilësisë nuk duhet parë si një kontroll administrativ për të siguruar arritjen e nivelit të  para caktuar të cilësisë së një shërbimi.  Është një proces dinamik që inkurajon një përmirësim të vazhdueshëm  dhe risi në rezultatin e shëndetit.

Prandaj, është themelore që shërbimet shëndetësore duhet të organizohen në atë mënyrë që rezultatet shëndetësore të jenë shqetësimet kryesore në identifikimin e të dhënave (informacionit),  përcaktimin e proçesit dhe vlerësimin e rezultateve. 

I gjithë proçesi duhet të synojë në përmirësimin e shëndetit, kënaqësinë e pacientit dhe kosto- efektivitetin e shërbimit, në krahasim me praktikat tradicionale të menaxhimit, në të cilin sistemi është parë nga një perspektivë të dhënash, me plane të zhvilluara sipas rezultateve.

“WHO Health 21”

“Shkalla në të cilën shërbimet e kujdesit shëndetësor për individët dhe popullatën rrisin mundësinë e rezultateve shëndetësore të dëshiruara dhe janë në përputhje me njohuritë aktuale profesionale”.

“IOM”

“Cilësia e kujdesit shëndetësor mund të përcaktohet si “Shkalla në të cilën shërbimet shëndetësore për individin dhe popullatën rrisin propabilitetin e rezultateve të dëshiruara dhe janë në përputhje me njohuritë profesionale, të cilët mund të ndahen në dimensione të ndryshme, në përputhje me aspektet e vlerësueshme të kujdesit shëndetësor”.

Source: www. AHRQ, Institute of Medicine (IOM)” 

Cilësi në kujdesin shëndetësor do të thotë  rezultate  shëndetësore  më të mira të mundëshme, në rrethanat dhe burimet e disponueshme, duke u fokusuar tek pacienti në qëndër të kujdesit shëndetësor.

“The Royal Australian College of General Practitioners 2011”

Cilat janë Dimensionet e Cilësisë?

·Efektiviteti: Ka të bëjë me sigurimin e proceseve të kujdesit shëndetësor dhe arritjen e rezultateve sa më mira të mbështetura në evidencë shkencore.

·Efikasiteti: Ka të bëjë me maksimizimin e cilësisë së arritur të një njësie të krahasueshme të kujdesit shëndetësor, ose njësia e arritur e përfitimit shëndetësor, për një njësi të caktuar të përdorur të burimeve të kujdesit shëndetësor.

·Barazia: Ka të bëjë me sigurimin e kujdesit shëndetësor cilësisht të barabartë për këdo, pa dallime raciale, seksi, moshe, të ardhurat financiare, vëndbanimin, llojin e sëmundjes apo kohën e marrjes së shërbimit, përveç gjendjes së tyre klinike apo preferencave për kujdesin shëndetësor. 

·Pacienti në qendër të vëmendjes: Ka të bëjë me plotësimin e nevojave dhe preferencave të pacienteve, edukimin shëndetësor dhe mbështetjen e tyre.

·Siguria: Ka të bëjë me ruajtjen nga dëmtimet fizike potenciale.

· Afati kohor: Ka të bëjë më marrjen e shërbimit në kohë duke minimizuar vonesat e shërbimit.

 

 

 

Si mund ta përmirësojmë cilësinë?

 

Cikli i përmirësimit të cilësisë, PDCA (Plan-Do-Check-Act).

 

Faza Plan (Planifiko) – Identifikimi i problemit, përcaktimi i shkaqeve reale të problemit, analizimi i tij,  përcaktimi dhe planifikimi i veprimeve korrigjuese;

Faza Do (Bëj) - Përgatitja dhe zbatimi i veprimeve korrigjuese të planifikuara;

Faza Check (Kontrollo) – Verifikimi i rezultateve të veprimeve të ndërmarra, duke i krahasuar me objektivat e pritshëm;

Faza Act (Vepro)– Konsolidimi i veprimeve të ndërmarra nëse faza Check ka përfunduar me sukses; Rishikimi i një cikli të ri të PDCA, nëse rezultatet e vërejtura në fazën Check nuk janë të kënaqshme.

 

 

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit te Institucioneve Shëndetësore (QKCSA-ISH)
Bulevardi “Zogu I”, Spitali Universitar Obs-Gjin “Mbretëresha Geraldinë”, 
Tirana, Albania. 

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al

Tel. +3554234221

Fax. +3554234225