Si e matim Cilësinë?  

 

Çfarë është matja e Cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe pse është e rëndësishme ajo? 

Matja e cilësisë në kujdesin shëndetësor është procesi me atë të të cilit përdoren të dhënat statistikore, për të vlerësuar performancën e planeve shëndetësore dhe të ofruesve të kujdesit shëndetësor, të krahasuara me standardet. 

Matja e cilësisë së kujdesit shëndetësor është e rëndësishme sepse na tregon se si është performanca e sistemit shëndetësor dhe çon në përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Është një hap i nevojshëm në procesin e përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor. 

 

“Cilësia duhet të matet, të krahasohet  dhe vazhdimisht të  përmirësohet”.

 

Mjetet kryesore për matjen e cilësisë janë:

Standardet në lidhje me Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore - të cilët mund t’i përkufizojmë si niveli i dëshiruar dhe i arritshëm i performancës, kundrejt të cilëve  matet performanca  aktuale e shërbimit shëndetësor.  

Indikatorët e Performancës Spitalore, me anë të të cilëve; 

• Bëhet vlerësimi i performances dhe shërbejnë si guidë për monitorimin, vlerësimin, dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor;

• Me performancë klinike nënkuptohet shkalla e realizimit të objektivave të shëndetit  të dëshiruara  nga klinicistët ose nga shërbimi i kujdesit shëndetësor.

• Roli i saj është për të përmirësuar cilësinë e vendimeve të marra nga të gjithë aktorët  brënda sistemit shëndetësor, duke përfshirë të sëmurët, personelin shëndetësor, menaxherët, qeveritarët e të gjitha niveleve, të siguruarit dhe të gjithë paguesit e tjerë, politikanët dhe qytetarët si mbështetës financiarë. Monitorimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor është i pamundur pa përdorimin e Indikatorëve të Performancës Spitalore; Ato krijojnë baza për përmirësimin e cilësisë dhe prioritizimit në sistemin e kujdesit shëndetësor;

 

Indikatorët  e performancës spitalore

Qëllimi i Raportimit të Indikatorëve,  është monitorimi, njohja, vlerësimi dhe ofrimi i ndihmës teknike për shërbimet spitalore, në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit shëndetësor dhe arritjen e standardeve të këtij shërbimi, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe profesional, tek pacientët.  

Indikatorët e  Performancës Spitalore janë të grupuar në 4 Fusha dhe 21 Indikatorë në total.

• Dimensioni, Efektiviteti Klinik, me 6 tregues 

• Dimensioni, Siguria (nga Incidentet) me 9 tregues 

• Dimensioni, Orientimi ndaj Stafit me 3 tregues 

• Dimensioni, Efiçienca, me 3 tregues   

 

 

-Modeli i Formularit-Treguesit e  Performances Spitalore

-Fjala e Ministres

Kontakt

Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH)
Rruga "Aleksandër Moisiu", 
No 80, Godina e ISHSH, Kati i Dytë, TIRANE, Albania

Mail: info@qkcsaish.gov.al

Web: www.qkcsaish.gov.al